Austria Schulnetzwerk

Dita e Ecjes Aktive – Teori dhe Praktikë

LajmComments Off on Dita e Ecjes Aktive – Teori dhe Praktikë


Ditën e premte, me 12 Tetor 2018, u organizua nga shkolla jonë Dita e Ecjes Aktive. Ndërsa nxënësit e grupit të punimit të diplomës, bashkë me udhëheqësit e punimeve të tyre MSc. Christoph Schratt dhe Mag. Florian Offner, testonin në Razëm aplikacionin e tyre të Ecjes Aktive, pjesa tjetër e nxënësve ecnin rrotull Shkodrës: të mëdhenjtë në Tarabosh dhe të vegjlit përgjatë Kirit.

Ditën e ecjes aktive, grupi ynë i diplomës ,,WanderApp” e zhvilloi në Razëm, sëbashku me nxënësit e klasës së 5B. Kjo ditë u shfrytëzua për të testuar punën e bërë deri më tani për aplikacionin e ,,WanderApp”. Sëbashku me mësuesit Fiorela Tahiri, Mag. Florian Offner dhe MSc. Christoph Schratt, ne ngjitëm malin e Veleçikut. Për të bërë ngjitjen në mal u ndihmuam nga harta që grupi ynë ,,WanderApp” kishte realizuar. Në një lartësi prej 1300 metra ofrohej një pamje panoramike e cila të mrekullonte pa masë. Gjatë kësaj, rruge të gjithë kishim mundësi të fotografonim pamjet e mrekullueshme të natyrës së bukur shqiptare, pamje të cilat do të përdoren edhe për aplikacionin dhe faqen tonë të internetit.
Edhe pse një rrugë pak e gjatë, ajo çfarë na gëzoi ishte se, çdo gjë në lidhje me aplikacionin tonë funksiononte më së miri. Falenderojmë mësuesit Fiorela Tahiri, Mag. Florian Offner dhe MSc. Christoph Schratt që na shoqëruan në këtë udhëtim. Ishte një eksperiencë e bukur dhe që ia vlen të përsëritet.

— Juela Anamali, Tea Beqi (5A)

Këtë vit dita e sportit ishte ndryshe. Ka qënë traditë që cdo vit të shkonim në kompleksin “Zmijani” dhe atje të luanim sporte të ndryshme. Por këtë vit mësuesit tanë bënë të mundur që të shkonim në Razëm. Në orën 8 të mëngjesit klasa ime e 5-ta B, me mësuesit Z.Offner, Z.Schratt dhe Znj.Tahiri dhe me tre nxënësit e klasës 5A kemi udhëtuar për në Razëm për rreth një orë. Pasi mbërritem në Razëm, kemi bërë një pushim të vogël dhe pastaj i jemi ngjitur malit të Veleçikut, i cili ka një lartësi prej 1300m. Ishte një rrugë e gjatë por panorama e bukur dhe ajri i pastër na kanë ndihmuar që të mos lodhemi. Ishin gjithsej rreth 9 km rrugë, të cilën kemi arritur ta bëjmë për 3-4 orë
Ne fund mund të them që ishte një eksperiencë e mrekullueshme dhe dicka ndryshe nga vitet e mëparshme.
Klasa ime dhe unë falenderojmë mësuesit për këtë eksperiencë të mrekullueshme të cilën do e kujtojmë për një kohë të gjatë.

— Sindi Buçaj (5B)

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”