Austria Schulnetzwerk

„Dita e Dyerve të Hapura 2017“ dhe gjysmëfinalja e YEA!

LajmComments Off on „Dita e Dyerve të Hapura 2017“ dhe gjysmëfinalja e YEA!


Më 29 mars 2017 u zhvillua në shkollën tonë „Dita e Dyerve të Hapura“ dhe gjysmëfinalja e planeve të biznesit.
Kjo ditë u organizua me mbështetjen e klasës 3B.
Nga ora 14:00 deri në orën 16:30 na kanë vizituar prind dhe nxënës/e të interesuar, të cilët kishin mundësi për të vizituar orët e mësimit dhe gjithashtu për të qenë pjesë e një orë mësimore, për të bërë një vizitë në ambjentet e shkollës, për të marrë informacione rreth shkollës dhe për të ngrënë diçka në mensë. Gjithsej janë regjistruar më shumë se 20 nxënës/e të rinj.
E veçanta e këtij viti ishte gërshetimi i dy eventeve në të njëjtën ditë, pra u zhvillua panairi i ideve të biznesit të YEA! – Sipërmarrësit e Rinj Shqiptar. Nxënësit e klasave 3A dhe 3B prezantuan planet e tyre të biznesit në një panair dhe luftuan për të hyrë në finalen kombëtare të YEA më 07.04.2017. Fituesit u zgjodhën nga një juri e pavarur.

Më poshtë fituesit e YEA Entrepreneurship gjysëmfinale 2017 në shkollën tonë:

Team: iSolution
Team: HSH – Home Smart Home

I përgëzojmë fituesit!
Gernot Scheffknecht, Koordinator

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”