Austria Schulnetzwerk

Shkolla Austriake në Expo city

Më 20 Maj 2016 shkolla Austriake „ Peter Mahringer“ Shkoder, përfaqësuar nga një grup nxënësish, nga drejtoresha Gerlinde Tagini dhe nga mësuesit Brilanda Fishta, Hajro Plaku dhe Domimik Höbert, u prezatua me anë të një stende në Ekspo City Tirana. Të pranishëm në panair ishin shkolla profesionale, qëndra të formimit profesional , dhjetëra kompani private, të gjitha bashkë për herë të parë në një Panair . Stenda e shkollës sonë pati vizitorë të shumtë. Shfrytëzojmë rastin që të falenderojmë nga zemra nxënësit Tea Beqi, Arens Demaliaj (2a), Agli Golemi, Denis Lesha (2B) së bashku me Evis Agaj dhe Sara Maharremi (3a), të cilët prezantuan robotë, të cilët ata i kishin ndërtuar dhe programuar vetë. Stenda jone u vizitua nga kryeministri Rama dhe ministri Klosi, të cilët mësuan me saktësi nga nxënësit se si funksionojnë robotët.

24.5.2016 Brilanda Fishta

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”