Austria Schulnetzwerk

Festa e fundvitit dhe ceremonia e diplomimit të maturantëve 2015 – 2016

LajmComments Off on Festa e fundvitit dhe ceremonia e diplomimit të maturantëve 2015 – 2016

Me 16 qershor u zhvillua festa e nëntë e fundvitit në shkollën austriake „Peter Mahringer“.
Me prezencen e shumë të ftuarve të nderit, përfaqësuesve nga ambasada austriake Shkodër, nga DAR Shkodër së bashku prindër dhe nxënës përmbyllën në mënyre festive edhe këtë vit shkollor. Programin e larmishëm i kësaj mbrëmje e moderuan Erda Ymeri dhe Pjetro Dodani (3b) dhe Jona Aliku e Injacio Gjerluci (4s4).

Programi u hap me himnet kombëtarë të Austrisë dhe Shqipërisë. Drejtoreshat, znj. Gerlinde Tagini dhe znj. Sidita Bazhdari, përshëndetën këtë mbrëmje me anë të fjalimeve të tyre dhe falenderuan të gjithë bashkëpunëtorët për suksesin e këtij viti shkollor. Patëm nderin, që në mes të të ftuarve të nderit, të përshëndesim z. MinRat Dr. Fröhlich, i cili në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Grave së Austrisë dhe tashmë në funksionin e ri, si kryetar i këshillit të Fondacionit Shkollor Austriak falenderoi stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rezultatet e arrira dhe në veçanti i uroi maturantëve gjitha të mirat në jetën personale dhe shumë suksese në profesion dhe në studime.
MinRat Dr. Fröhlich dhe Drejtoresha Tagini përgëzuan edhe nëndrejtoreshën znj. Sidita Bazhdari duke i dorëzuar asaj një çertifikatë nderi për kontributin e saj në shkollë, me rastin e dhjetë viteve të punës në shkollën austriake.

Nxënësit e klasës së 8b– Megi Isufi, Orlind Gjika, Anselma Nika, Din Imaan Mekiç, Vivian Mustafa dhe Kledi Doçina përshendetën të ftuarit me një kërcim të shoqëruar nga zëri i bukur i Jeta Alija, gjithashtu nxënëse e klasës së 8b.
Nxënësja Arselida Sheqeri (9a), pjesëmarrëse në “ Gjeniu i Vogël” përshëndeti këtë mbrëmje me një këngë.

Gjystina Ndou dhe Samela Lulaj (3b) prezantuan një kronikë të shkurtër rreth aktiviteteve të zhvilluara gjatë këtij viti shkollor.
Në kuadër të aktiviteteve të shumta sportive gjatë këtij viti shkollor, mësuesit e fizkulturës, Ana Gjelaj dhe Nefail Zhejani shpallën dy sportistët më të mirë të vitit. Ata i dorëzuan çertifikatat përkatëse Izabela Dodanit (8a) dhe Rei Hoxha (9b).

Një nxënëse e vitit të ardhshëm shkollor dhe me shumë prespektivë në fushën e artit, Mejba Kadija, na dhuroi disa momente emocionuese përmes këngës së saj.

Drejtoresha Tagini ftoi në vijim në skenë 3 koleget, që këtë vit kthehen ne Austri. Ajo i falenderoi nga zemra për punën e tyre në shkollë dhe i uroi te gjithe te mirat. Mësuesi Faik Nushi, theksoi në fjalën e tij, se shkolla për të nuk është vetëm puna por aty ai ishte ndjerë si në një familje.

Nxënësja Arselida Sheqeri (9a), pjesëmarrëse në “ Gjeniu i Vogël” përshëndeti këtë mbrëmje me një këngë.

Edhe këtë vit u shpërblyen nga ana Ministrisë së Arsimit dhe Grave të Austrisë nxënësit me mesatare të shkëqyer nga shkolla 9-vjeçare dhe nga shkolla e mesme. Zonja Tagini dhe zoti Fröhlich ftuan në skenë 20 nxënësit më të mirë.

Nxënësit tanë i sollën të ftuarve atmosferën e valsit vienez, të cilin ata e prezantuan edhe me rastin e Karnevaleve në qytetin tonë.

Vëmendja iu kushtua tashmë maturantëve të vitit shkollor 2015-2016. Klasa 5a dhe 5b përmblodhën në një film të shkurtër 6 vitet e bukura në bankat e shkollës dhe në shoqërinë e njëri-tjetrit. Moment shumë emocionues ishte fjalimi i mbajtur nga nxënësit Renad Quku dhe Rebeka Shkrivani si falenderim për mësuesen e tyre kujdestare znj.Anita Aigner.
Si shpërblim i punës së tyre, ata më në fund shtrënguan në duar diplomën e maturës austriake.

Falenderojmë nëndrejtoreshën znj.Sidita Bazhdarin dhe znj. Marilda Shalën, z. Hajro Plaku për teknikën, nxënëset e nxënësit e klasës 3b dhe 4s4 për organizimin e moderimin dhe të gjithë që kontribuan në suksesin e kësaj mbrëmje.

Teksti: Brilanda Fishta Sulejmani
Fotot: Ehad Kraja

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”