Austria Schulnetzwerk

Takimi i mësuesve të gjuhës gjermane 2016

LajmComments Off on Takimi i mësuesve të gjuhës gjermane 2016

Nga 30.09 deri më 01.10.2016 u zhvillua në Pogradec takimi i përvitshëm i shoqatës shqiptare të mësuesëve të gjuhës gjermane. Është hera e dytë që takimi zhvillohet në institucionin arsimor “Nehemiah Gateway Albania”, ku të gjithë pjesëmarrësit u pritën shumë përzemërsisht. Tema kryesore e aktivitetit ishte “ Ndërmjetësimi i kompetencave sipas principit e të mësuarit në mënyrë aktive“.
Shkolla Austriake „HTL Peter Mahringer“ përfaqësohej nga drejtoresha Sidita Bazhdari, Maria Hönigsberger dhe koordinatori i gjuhës gjermane Markus Offner, të cilën u mahnitën nga referatet dhe workshopet shumë interesante.

Prej disa kohësh Ministria e Arsimit e Austrisë mbështet këtë aktivitet. Këtë vit nga Austria ishte e pranishme në Pogradec zonja Mag. Iris Hoheneder, e cila në workshopin e saj trajtoi temën „Autria në fotografi“ dhe mori një feedback shumë të mirë.

Shfrytëzoj rastin të falenderoj organizatorët për këtë aktivitet të shkëlqyer!
30.09.2016 Markus Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”