Austria Schulnetzwerk

Dita sportive

LajmComments Off on Dita sportive

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit dita sportive u zhvillua në një formë krejtësisht tjetër. Ishte një ndërthurje e ecjes,lojërave popullore dhe njohjs me trashëgiminë kulturore të qytetit tonë. Dita filloi në ambjentet e shkolles sonë dhe marshuam drejt kalasë “Rozafa”. Të gjithë mësuesit dhe nxënësit përshkruna gjithë rrugën në këmbë përgjatë qytetit deri në ngjitjen në kala.

Pas mbërritjet atje filluan edhe aktivitetet e përgatitura, ku një grup nxënësish zhvillonin lojëra të ndyshme popullore në një nga oborret e kalasë, ndërsa një grup tjetër të drejtuar nga arkeologu Helidon Sokoli, nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër, në kuadër të ditëve europiane të trashëgimisë dëgjuan historinë e kalasë “Rozafa”. Mësuesit kujdestarë bashkë me nxënësit zhvilluan edhe disa lojëra të ndryshme me top. Pas përfundimit të këtij aktiviteti u bë nisja edhe një herë në këmbë për në ambjentet e shkollës sonë.

Sporti është i rëndësishën, pasi ai bën mirë jo vetëm për shëndetin, por edhe për shpirtin!

Ana Gjelaj, Nefail Zhejani, Brilanda Fishta Sulejmani
Fotot Hajro Plaku, Dominik Höbert

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”