Austria Schulnetzwerk

Ceremonia e hapjes ekspozita “Marubi reloaded”

Me 30 shtator 2015 u çel në shkollën austriake nga z.Mag. Wolfgang Stelzmüller, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë Austriake të Arsimit dhe në prani të z.Eugjen Gargjola, shef i zyrës së kulturës në Bashkinë e Shkodrës dhe të të shumë të ftuarve tjerë , ekspozita „Marubi reloaded“.
Ekspozita përbëhet nga 15 fotografi që janë një imitim i fotografive të Arkivit të famshëm të Marubit të zhvendosura në shekulin e 21-të, ku protagonistë janë nxënëse dhe nxënës të klasës 3b të veshur me kostume origjinalë.
„Marubi reloaded“ është një projekt që filloi para një viti nën udhëheqjen e prof. Markus Offner me mbështetje nga Kultur Kontakt Austria në kuadër të shkëmbimit kulturor dhe me bashkëpunimin e fotografit Emiljano Nënshati, aktorit Emiljano Palali dhe nxenësve të klasës 3B.
Ashtu siç theksoi dhe z. Stelzmüller në hapjen e ekspozitës, ekspozita është e rëndësishme për shumë arsye: së pari nxënësit tanë tashmë kanë dëshmuar së përvec teknikës, kane qasje të shkëlqyer dhe me artin, së dyti kemi të bëjmë me një rilidhje me të shkuarën dhe së treti fotografitë janë shumë të arrira pasi duket qartë emocioni në fytyrat e vizitorëve.
Ekspozita është e hapur në shkollë deri të mërkurën më 7.10.2015 dhe në vijim edhe në vende tjera.

Gerlinde Tagini, 30.09.2015

 

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”