
Këtë vit, Universiteti Teknik në Graz inicioi programin e bursave „TU Graz 100“ si mbështetje për talentet. Numri 100 tregon numrin e bursave që do të ndahen deri në vitin 2023 në kuadër të mbështetjes së studentëve.
Ish-nxënësja jonë, që është maturuar në Shkollën Austriake, sipas TU Graz (Universitetit Teknik Graz) është një nga talentet e para të mrekullueshme, e cila do të përfitojë këtë bursë.
Ajo ka filluar studimet në semestrin dimëror 2021/2022 në degën „Inxhinieri Biomjekësore“ në TU Graz. Bursa konsiston në shumën 4000 Euro.
Gjithë të mirat, e dashur Era!