Austria Schulnetzwerk

Dita e Luleve

Tashmё ёshtё bёrё traditё qё qyteti i Shkodrёs mё 6 maj tё festojё Ditёn e Luleve. Nё kёtё ditё marrin pjesё edhe nxёnёsit e shkollave 9-vjeçare tё qytetit tё Shkodrёs. Kёtё vit morёn pjesё nxёnёsit e klasёs sё 8b nёn kujdesin e mёsueses kujdestare Mikela Lekaj dhe mёsueses sё Gjuhёs dhe Letёrsisё Brunilda Kapcari.
Nёn moton „Tё mbrojmё fёmijёt“ nxёnёsit tё veshur me veshjet kombёtare tё Austrisё, me shportat plot me lule shumё-ngjyrёshe tё krijuara vetё nga dora e tyre, pёrfaqёsuan shkollёn duke bёrё paradёn tradicionale nё pedonalen e qytetit dhe duke dhuruar lule pёr tё pranishmit. Stacioni i fundit ishte para bashkisё ku ishte organizuar edhe njё program artistik nga Drejtoria Arsimore.

09.05.2016 , Mikela Lekaj

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”