Ditën e premte më 28.04.2017, vizitoi shkollën Austriake, zëvendësministri shqiptar i Arsimit dhe Sportit, z.Rauf Dimraj. Drejtori i shkollës, Mag. Josef Fasching dhe nëndrejtore znj. Sidita Bazhdari shkëmbyen me zëvendësministrin mendime gjatë një bisede në drejtori. Qëllimi i vizitës ishte sensibilizimi i nxënësve në lidhje me rëndësinë e lëvizjes. Për këtë arsye Prof. Asoc. Dr. Rauf Dimraj mbajti një prezantim në shkollë para nxënësve të klasave të 8ta dhe të 9ta.
Text: Brilanda Sulejmani Fishta
Fotos: Ehad Kraja