Austria Schulnetzwerk

Hapja e kursit të gjuhës gjermane në Vau i Dejës

LajmComments Off on Hapja e kursit të gjuhës gjermane në Vau i Dejës

Më 21 tetor 2016, filloi sërish kursi i gjuhës gjermane në Vau i Dejës në kuadër të projektit “Gjermanishtja në Shqipërinë e Veriut“ , i cili financohet nga Ministria e Arsimit e Austrisë. Interes të madh ka edhe këtu nga ana e nxënësve për gjuhën gjermane. Drejtuesja e projektit Mikela Lekaj dhe koordinatori i gjuhës gjermane Markus Offner së bashku me mësuesen Rita Vuksani përshëndetën përzemërsisht 30 nxënëset/it e interesuar. Mag Eva Kailbauer nga WIKU Grac, e cila ndodhet në Shqipëri në një vizitë dyjavore për të njohur nga afër Shkollën Austriake, shfrytëzoi rastin të ishte e pranishme në hapjen e kursit të gjuhës gjermane në „Shkollën e Mesme të Bashkuar Mons. LUCJAN AVGUSTINI“ në Vau i Dejës. Shfrytëzojmë rastin të falenderojmë përzemërsisht Ministrinë Federale të Arsimit për mbështetjen e projektit “Gjermanishtja në Shqipërinë e Veriut“ edhe në vitin shkollor 2016/17.

24.10.2016 Markus Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”