Tanimë për herë të dytë u zhvillua në shkollën tonë një trajnim nga Dipl.-Ing. Martin Santner, drejtues departamenti në shkollën HTL, në Villach. Kësaj here ky trajnim u zhvillua online dhe i ndarë në dy Webinare, gjatë muajit Dhjetor. Me anë të përmbajtjeve moderne të mësimit si dhe metodave po ashtu të tilla në fushat Teknikë Mediatike dhe Teknikë Rrjeti/Siguri Cyber, shkolla HTL Villach kryeson ndër shkollat e larta teknike austriake. Qëllimi i trajnimit edhe këtë herë ishte njohja me zhvillimet më të reja dhe aplikimi i tyre në shkollën tonë.
Për të ardhmen, përveç trajnimeve të mëtejshme, është planifikuar një bashkëpunim më i afërt përmes lidhjeve ndërmjet departamenteve përkatëse të të dy shkollave, projekteve të përbashkëta dhe vizitave nga të dy palët.
Falenderojmë drejtuesin e departametit Santner për seminaret e nivelit të lartë dhe bashkëpunimin e frytshëm!