Ditën e hënë, datë 25.09.2023, shkolla HTL „Peter Mahringer“ u vizitua nga Dhoma e Tregtisë e Austrisë së Poshtme.
Mag. Wolfgang Schwärzler, drejtues i Departamentit të Informacionit, MMag. Andreas Kucher, administrator i HTL Shkodër, Mag. Mathias Past, drejtues i ekipit lëndor Këshillim Ndërmarrjeje, Ekonomi dhe IT si dhe DI Karl Mohr, drejtor i HTL Shkodër biseduan dhe u këshilluan për disa aktivitete të përbashkëta, të cilat ndër të tjera do të jenë njohja dypalëshe mes ndërmarrjeve të IT në Austrisë e Poshtme dhe nxënësve që përfundojnë HTL përmes Pitch (prezantim prej 60 sekondash) dhe aplikime të koordinuara për vende praktike në ndërmarrje IT në këtë pjesë të Austrisë.