Austria Schulnetzwerk

Austria lexon 2015

Në kuadër të rradhës së aktivitete të zhvilluara me rastin e „Austria lexon“ këtë vit ishte i ftuar në Shkodër shkrimtari me origjinë shqiptare Ilir Ferra (*1974, Durrës).

Nxënëse dhe nxënës të interesuar për lëndën e letërsisë nga viti i 4 dhe i 5 shfrytëzuan rastin që të zhvillojnë një intervistë me autorin dhe përgatitën pyetjet së bashku me mësuesin e gjuhës gjermane z. Karl Heurix.

Intervista u zhvillua në mbrëmje më 28 tetor në bibliotekën austriake të universitetit të Shkodrës.

Grupi i nxënësve pyeti autorin në lidhje me dy romanet e tij „Minus“ (Vjenë, 2014/15) dhe „Rauchschatten“ (Vjenë, 2010).

Interes të veçantë zgjoi fëmijëria e autorit në periudhën kur Shqipëria ishte akoma nën regjimin komunist, jeta e si një adoleshent në Austri si dhe puna e tij si shkrimtar.

Bashkëbisedimi i nxënësve me autorin u ndoq me vëmendje nga të gjithë të pranishmit.

Karl Heurix

Nxënësit: Dea Smakaj (4s4), Samed Beqari, Donald Gjeloshi,

Izmir Beqiri (4b)

Rina Çekaj, Paula Gjergji, Xheronina Rrotani …. (5b)

Fotot: Ehad Kraja / Josef Fasching

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”