Austria Schulnetzwerk

Ekskursion në liqenin e Komanit

LajmComments Off on Ekskursion në liqenin e Komanit

Një ditë me diell jashtë, larg nga shkolla dhe mësimi – bën që zemra e nxënësit të rrahë shpejtë. Më 8 shkurt 2017, klasa e 9b dhe 9c së bashku me mësuesit e tyre kujdestarë Mikela Lekaj dhe Maria Hönigsberger bënë në kuadër të ditëve të projektit një udhëtim në liqenin e Komanit. Liqeni artificial i Komanit është për nga madhësia i dyti, nga liqenet që shfrytëzohen nga projekti për gjenerimin e energjisë mbi lumin Drin, i cili prodhon pjesën më të madhe të energjisë elektrike në Shqipëri.

Qëllimi ishte për të mësuar në lidhje me malet shqiptare, të çlodhemi nga e përditshmja e shkollës dhe të kemi një përvojë të përbashkët në klasë.
Në orën 8 u nisëm me një autobus drejt Komanit. Gjatë një pushimi, ishim në gjendje të admirojmë liqenin më të ulët dhe malet. Sa po arritëm në destinacion, hipëm pas një pushimi të shkurtër, në bordin e një anije me të cilën shëtitëm në liqen.
Udhëtimi me varkë nëpër gryka shkëmbore të Drinit, duke kaluar pranë shtëpive prej guri pjesërisht të banuara e pjesërisht të braktisura, ishte një eksperiencë unike që frymëzoi nxënësit, të cilët i mbijetuan pa dëme një periudhe “pa telefon“. Në një ishull të vogël me një kryq, i cili quhet nga vendasit “ishulli i paqes”, u ndalëm shkurt dhe bëmë një pushim. Më vonë, ankoruam përsëri në një vend tjetër më të madh dhe gjatë një pushimi më të gjatë patëm mundësi të lëviznim pas kohës së ndenjuri ulur. Pastaj ne u kthye në vendin e ankorimit e varkave. Pas selfie-ve të fundit të panumërta më në fund të gjithë do të mund të ngjiteshin sërish në autobus. Rrugës u ndalëm pranë një burimi për të mbushur shishet tona me ujë. Nuk mund të mungonin sigurisht spërkatjet reciproke me ujë të ftohtë. Në liqenin më të ulët artificial, Vau i Deje, bëmë tek restorantin “Perla” përsëri një pushim të shkurtër dhe u kthyem pas orës 17:00 përsëri në shkollë.
Ishte një ditë e paharrueshme dhe e mbushur me mbresa, gjatë së cilës nxënësit dhe mësuesit ishin shumë të entuziasmuar.

Maria Hönigsberger
Mikela Lekaj

Zitate nga nxënësit

Udhëtimi ishte i mrekullueshëm, argëtues dhe interesant. Jemi kënaqur. Ishte një ditë e paharrueshme. (Megi, 9b)

E kemi pritur gjatë këtë udhëtim, dhe ai ishte një nga gjërat më të bukura. Jemi argëtuar shumë. Kjo ishte e paharrueshme. Faleminderit Znj Lekaj dhe zonja Hönigsberger! (Anselma, 9b)

Kemi bërë shumë gjëra të bukura, por më e bukura nga të gjitha ishte , kur ndaluam në një ishull dhe bëmë fotografi shumë të bukura. Pastaj varka jonë erdhi dhe bëmë një shëtitje mbi lumin Drin. (Din, 9b)

Mendoj se udhëtimi ishte shumë i bukur. Ishim të gjithë së bashku. (Livia, 9c)

Më pëlqeu çdo gjë, sepse ishte e bukur. Koha ishte e bukur, ne të gjithë bisedonim dhe qeshnim së bashku. Udhëtimi me anije ishte poashtu i bukur. (P. Alesio, 9c)

Udhëtimi për në Koman ka qenë shumë i bukur. Udhëtimi me autobus ishte i bukur dhe udhëtimi me varkë gjithashtu. (Alesio N., 9c)

Udhëtimi ishte shumë i bukur, natyra ishte shumë e bukur dhe udhëtimi me varkë gjithashtu. (Rubin, 9c)

Udhëtimi më pëlqeu sepse kemi qenë me znj. Hönigsberger. Moti ishte i mirë dhe ne bëmë shumë “selfies”. (Jozi, 9c)

Më pëlqeu shumë, sepse ishte pothuajse si jashtë vendit. Çdo gjë ishte e pastër. Malet ishin të bukura. (Klesti, 9c)

Udhëtimi ishte i bukur, por kishte shumë erë. Udhëtimi me autobus ishte shumë i gjatë, dhe më vonë isha i lodhur. (Erges, 9c)

Udhëtimi për në liqenin e Komanit ishte shumë i bukur dhe argëtues. Ne jemi ergëtuar shumë dhe ishim së bashku. Unë tashmë i gëzohem udhëtimit të ardhshëm. (Samanta, 9b)

Së pari dua të them se ky udhëtim ishte udhëtimi më i bukur për mua. Në autobus, kaluam shumë bukur, sepse kemi bërë shumë shaka. (Ambra, 9b)

Ishim në një ishull të quajtur “Ishulli i paqes”. Ky udhëtim në liqenin e Komanit më pëlqeu, sepse jemi argëtuar dhe kemi udhëtuar me anije, dhe kjo ishte e mrekullueshme. Ishte shumë bukur. (Ana, 9b)

Udhëtimi ishte shumë interesant dhe shumë bukur, por i gjatë. Për mua ishte një ekskursion i bukur. (Irlind, 9b)

Udhëtimi nuk ishte aq i bukur për mua. Ai ishte shumë i gjatë dhe i mundimshëm. Udhëtimi me varkë ishte i bukur. (Jorgen, 9b)

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”