Austria Schulnetzwerk

Shkollimi në Gjermani

LajmComments Off on Shkollimi në Gjermani

Çfarë është trajnimi profesional?
Nëse doni të kualifikoheni direkt për një profesion të vendosni për një trajnim të tillë. Një ofrues trajnimi mund të jetë një shkollë publike, një universitet apo një kompani private. Në këtë lloj trajnim punohet dhe në të njëjtën kohë frekuentohet (part-time) një shkollë profesionale. Ky quhet sistemi dual (i dyfishtë). Ky proçes është i koordinuar nga kompania apo nga shteti. I trajnuari merr një pagë nga kompania, shuma e së cilës varet nga puna dhe kompania. Një trajnim zgjat 2.5 deri në 3.5 vjet. Në fund të trajnimi merretnjë çertifikatë profesionale dhe punëtori quhet punëtorë i kualifikuar. Pas trajnimit, gjithashtu mund të vazhdohet arsimimi, ka shkolla të avancuara profesionale me kohëzgjatje nga 6 muaj deri në 2 vjet. Pastaj merret titullin “Mjeshtër”. Pra, kështu secili mund të arrijë kualifikimin më të lartë për një profesion të caktuar.
Trajnimi në SUDPACK.
SUDPACK Verpackungen GmbH & Co. KG është një kompani gjermane me seli në Baden-Württemberg, Ochsenhausen. Kompania ekziston që nga viti 1960, dhe kjo vazhdon të rritet.
Në vitin 2016 SUDPACK i ka dhënë mundësinë të diplomuarve të Shkollës austriake “Peter Mahringer” për të aplikuar për një vend trajnimi si mekanik të proçesit për teknologji të plastikës dhe gomës. Nga 21 aplikuesit 5 të diplomuarit u përzgjodhën nga kompania. Pas një konkursi të suksesshëm të diplomuarit shqiptarë filluan trajnimin si një mekanik të proçesit për teknologji të plastikës dhe të gomës në Gjermani në janar.
Një jetë e re për studentët shqiptarë
“Kjo ishte me të vërtetë një temë krejt e re për mua. Unë nuk e dija, se ekziston një sistem i tillë i arsimimi në Evropë. Tani unë jam vetëm në muajin e dytë të trajnimit. Kam ndjekur një muaj mësim pandërprerje në shkollën profesionale dhe tani jam duke bërë trajnim në kompani. Ne jemi 10 të studentë si mekanik të proçesit në të gjithë ndërmarrjen. Çdo ditë mësojmë diçka të re dhe interesante. SUDPACK kryesisht prodhon fletën e hollë të paketimi për ushqim dhe ilaçe. Ne mësojnë drejtimin dhe monitorimin e linjës së prodhimt të e fletës së hollë transparente. Unë nuk e dija se për prodhimin e një flete transparente ishte e nevojshme një teknologji e komplikuar. Për më tepër, ajo përfshin dhe disa përzierje kimike për të arrirë paketimin optimal të ushqimit.
Deri më tani, mendoj se është fantastike dhe shpresoj se do vazhdojë në këtë mënyrë. ”
Eugjenio Gj.

“Fleta e hollë e paketimit është prodhuar në një formë cilindrike. Unë kurrë nuk do ta kisha imagjinuar. Gjëra të tilla i mëson si një mekanik proçesi për teknologji plastike dhe gome. Për ata që duan të punojnë në prodhim, ky është një sektor shumë i larmishëm, ku mësohet çdo gjë, që nga inxhinieria metalike e deri te logjistika. Kimia luan një rol të rëndësishëm. (alkane, alkine dhe alkene.) Kaq ishte në lidhje me punën.
Jeta në Gjermani është gjithashtu ndryshe nga ajo që kisha imagjinuar. Mësohesh së qënuri ndërkombëtarë, sepse ka punëtorë nga të gjitha rajonet dhe të të gjitha kombësive. „Dialekti Schwäbisch“ është një gjuhë e re për ne, por njerëzit janë shumë miqësorë dhe të gatshëm për të ofruar ndihmë. Përvoja në jetë është gjëja më e rëndësishme. Ia rekomandoj të gjithëve këtë përvojë. Shpresoj që të mund të vazhdojë të punojë këtu edhe pas shkollës dhe të njoh edhe më mirë kulturën gjermane (më saktë Schwäbisch). ”

Klaudio G.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”