Austria Schulnetzwerk

Aktivitet shkollor me rastin e festës kombëtare së Austrisë

Drejtoria e shkollës austriake ftoi edhe edhe këtë vit shkollor me rastin e festës kombëtare të Austrisë, me 26 tetor 2015, të gjitë nxënësit dhe mësuesit në një aktivitet në sallën festive të gjimnazit„ Atë Pjetër Meshkalla“.

Programin e hapën nxënëset dhe nxënësit e klasave të 8 –ta, të udhëhequr nga znj. Mikela Lekaj, të cilët kënduan himnin austriak. Më pas drejtoresha znj.Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoresha znj. Sidita Bazhdari përshëndetën të pranishmit në emër të shkollës.
Patëm nderin të kishim të pranishëm në festë dy muzikantë të mirënjohur të Shkodrës, z. Gjon Shllaku dhe z. Eugjenio Gargjola, të cilët luajtën dy pjesë të kompozitorit austriak Wolfgang Amadeus Mozart.
Dy nxënëse të klasës së 9b prezantuan një kërcim, ku spikati lidhja e ngushtë midis Shqipërisë dhe Austrisë.
Në fund patën mundësi të ndjekim nxënëse dhe nxënës nga klasa të ndryshme të cilët nën udhëheqjen e mësueseve Anita Aigner dhe Margit Brückner prezantuan një kolazh me tekste dhe pjesë muzikore kushtuar “ Vendlindjes“.
Festa u mbyll me një vals nga nxënëset dhe nxënësit e klasave të 4-ta.
Falenderojmë organizatorët së bashku me përkthyesen Brilanda Fishta, si dhe grupin teknik dhe të gjithë protagonistët që kontribuan në suksesin e kësaj feste.

Rotraud Schrempf-Morawetz

 

 

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”