Austria Schulnetzwerk

9ax fiton çmim monetar në konkursin e formimit politik

Për nxënësit e grupit 9ax ishte gëzim shumë i madh të merrnin vesh se kishin fituar një çmim monetar në konkursin e formimit politik në vitin shkollor 2015/16, në të cilin morën pjesë rreth 3000 shkolla nga e gjithë Europa. Nxënësit tanë konkuruan me anë të një broshure kushtuar shkollës së romëve „Beato Zeferino“, e cila u vizitua për këtë arsye edhe nga një grup mësuesish. Juria u bind nga puna e nxënësve tanë. Qëllimi i tyre ishte të transmetonin mesazhin: „vizita tek shkolla e fëmijëve të komunitetit rom është pikënisja e një integrimi të suksesshëm të tyre në shoqëri“. Një shembull veçanërisht i mirë ishte shkolla jonë, e cila në kuadër të këtij projekti e vendosi në qendër të vëmendjes institucionin „Beato Zeferino“. Nën drejtimin e mësuesit tyre të gjuhës gjermane, Markus Offner, u krijua një dokumentacion i ilustruar me fotografi kushtuar shkollës, ku mund të lexohen intervista me drejtoreshën Havajana Tabaku, me nxënëse e nxënës dhe me përfaqësues të Urdhërit të Kapuçinëve.

Ju përgëzoj përzemërsisht!

16.03.2016, Gerlinde Tagini

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”