Austria Schulnetzwerk

4B – Ekskursioni ne Berlin

Me datë 18 prill, ne, klasa 4b organizuam ekskursionin prej 4 ditësh në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin. Kemi shëtitur në shumë vende të ndryshme kulturore dhe moderne të këtij qyteti. Një moment i mrekullueshem ishte ngjitja në Fernsehturm ku mund te shijoje pamjen nga të gjitha anët e qytetit. Kishte shumë gjera interesante dhe një arkitekturë të vecantë. Vendet më mbreslënëse që kemi shëtitur janë Alexanderplatz ( një vend i madh më shumë dyqane, qendra, biznese, aty ku ndodhej dhe Fernsehturm), Brandenburg Gate, Potsdamer Platz, Checkpoint Charlie, Kurfürstendam, East Side Gallery ( një mur i gjatë i ngjyrosur me grafiti nga njerëz te ndryshëm ), si dhe ditën e fundit shijuam disa ore në kompleksin e pishines së mbyllur Schwimmbad Spreewald. Ishin ditë shumë të bukura.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”