Austria Schulnetzwerk

Aktiviteti i dytë „Dita e Austrisë “ në shkollën teknike „Peter Mahringer“

LajmComments Off on Aktiviteti i dytë „Dita e Austrisë “ në shkollën teknike „Peter Mahringer“

Ditën e premte më 04.11.2016, u zhvillua në shkollën Austriake Shkodër për herë të dytë aktiviteti „Dita e Austrisë. Ky seminar kishte në qendër prezantimin e dy vëllimeve të departamentit „ Kultur dhe Gjuhë“ të Ministrisë së Arsimit të Austrisë. Zoti MinR Mag. Norbert Habelt prezantoi publikimin me temë „Festat në Asutri“ , ndërsa zoti Mag. Lukas Mayrhofer prezantoi „Austria në tekste – letërsi për të rinjtë në Austri“. Pas pushimit të drekës u zhvillua pjesa e tretë, një workshop i pazakontë, në qendër të së cilit ishin gatime tipike me bazë mielli të kuzhinës bohemiano-austriake: njoki me kajsi, ëmbëlsira me fara lulëkuqe dhe ëmbëlsira me një mbushje me marmaladë kumbulle. Në fund të këtij seminari të suksesshëm, ku u takuan përfaqësues/e nga 13 institucione arsimore në Shqipëri , të gjithë provuan produktet e gatuara nga duart e tyre. Falenderojmë Ministrinë Austriake të Arsimit, e cila mundësoi realizimin e këtij aktiviteti në Shkodër.

04.11.2016 Markus Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”