Austria Schulnetzwerk

Messberry T – Sistemi i matjes së temperaturës, krijuar nga 4AY

LajmComments Off on Messberry T – Sistemi i matjes së temperaturës, krijuar nga 4AY


Para pushimeve të Krishtlindjeve grupit 4AY iu caktua një detyrë nga drejtori i shkollës
zoti Fasching.
Detyra kryesore ishte zhvillimi i një sistemi për të matur temperaturën në klasa apo salla e ndryshme të shkollës me qëllim optimizimin e sistemit së ngrohjes në shkollë. Qëllimi më i rëndësishëm është që sistemi i ngrohjes të ndizet vetëm atëherë kur është vërtet i nevojshëm. Kështu, ne mund të kursejmë energji, dhe bashkë me të edhe fondet monetare të shkollës, për t’i përdorur ato për qëllime që kanë lidhje me arsimimin.
Sistemi i quajtur Messberry T u realizua me ndihmën e një Raspberry Pi dhe sensorëve që masin temperaturën.
Puna u nda nga vetë nxënësit në katër grupe dhe secili nga grupet punoi në mënyrë të pavarur.
Ndarja e grupeve dhe detyrat përkatëse:
Grupi 1: Website (Software)
Punuan: Aldo Sheldija, Amareldo Isufi, Aron Terzeta
Grupi 2: Hardware
Punuan: Adriano Precaj, Irena Bala, Mario Stani
Grupi 3: Inspektimi
Punuan: Orens Magilaj, Jordi Zmiani
Grupi 4: Marketing
Punuan: Egli Hasmegaj, Rei Hoxha

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”