Austria Schulnetzwerk

10 vjet “Gjermanishtja në veriun e Shqipërisë” Koplik

LajmComments Off on 10 vjet “Gjermanishtja në veriun e Shqipërisë” Koplik


Projekti „Gjermanishtja në veriun e Shqipërisë“ shënon këtë vit shkollor 10 vjetorin e saj. Në prani të ish drejtoreshes së shkollës austriake Gerlinde Tagini, të ideatorit dhe ish drejtuesit të projektit Manfred Taginit, të kordinatorit të gjermanishtes në shkollën austriake Markus Offner, të drejtueses së projektit Mikela Lekaj dhe drejtuesit të kursit Skender Curaj, përshëndetëm nxënësit dhe nxënëset që edhe këtë vit treguan interes të madh për të mësuar gjuhën gjermane.
Manfred Tagini përshendeti përzemërsisht të pranishmit duke i uruar sa më shumë suksese dhe kënaqësi në të mësuarin e kësaj gjuhe të re. Një falenderim i veçant shkoi edhe për drejtuesin e kursit, mësuesin e palodhur Skender Curaj, i cili për të 10 vite rrallazi jep në menyrë te palodhur mësimin e gjuhës gjermane.
Falenderimi më i madh i drejtohet Ministrisë austriake te Arsimit e cila në menyrë të pakushtëzuar vazhdon të na mbështesë në realizimin e këtij projekti.

06.10.2018 Mikela Lekaj Fotos Markus Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”