Austria Schulnetzwerk

Shkollimi

Përmbajtje

Struktura
Karakteristikat e shkollimit në shkollën tonë
Matura dhe perspektivat
Objektivat arsimore në klasën e 8 dhe 9
Objektivat arsimore për shkollën e mesme (klasa 10 deri 13)

Struktura

Kthehu

Karakteristikat e shkollimit në shkollën tonë

  • Shkollim sipas planit mësimor austriak të shkollave të mesme të larta për Teknologji Informacioni (nga klasa 9 deri 13)
  • Pranimi në klasën e 6-të, 7-të dhe 8-të: pa njohuri paraprake në gjuhën gjermane
  • Pranimi në klasën e 9: njohuri në gjuhën gjermane në nivelin A2
  • Gjuhët e mësimdhënies: gjuha gjermane, gjuha shqipe dhe gjuha angleze
  • 2/3 e stafit mësimdhënës janë austriakë dhe1/3 shqiptarë
  • Formimi shumë i mirë i përgjithshëm
  • Formim në fushën e informatikës: teknikë sistemi, teknikë rrjeti, zhvillim software, sisteme të dhënash, elektroteknikë dhe elektronikë, teknikë mediatike, teknikë kompjuterike, menaxhim projekti
  • Mësimi i avancuar në vitin e 4-t dhe 5-të në profilet: teknikë rrjeti dhe teknikë mediatike
  • Orë praktike në laboratore – më shumë se 50% e orëve në lëndët teknike
  • Numër i vogël nxënësish në orët teknike dhe në orët e gjuhëve të huaja
  • Ambiente bashkëkohore, ngrohje qendrore, laboratorë modernë

Kthehu

Matura dhe prespektivat

  • Përftimi e një profesioni (i njohur në Austri e në BE)
  • Maturë shqiptare
  • Maturë austriake
  • Shkollim i nivelit 5 sipas „Standardeve Ndërkombëtare për Klasifikimin e Arsimit“ (int. ISCED), i publikuar nga UNESCO
  • Mundësi studimi në Shqipëri, Austri dhe në Bashkimin Europian
  • Studime në Austri – Pranim në universitete austriake më të njëjtat kushte si për nxënësit austriakë:
    • Nuk kërkohet testimi i njohurive të gjuhës gjermane
    • Nuk kërkohet tarifë për ndjekjen e studimeve si në rastin e studentëve të tjerë të huaj
    • Njësimi i 1 ose 2 semestrave në rast se nxënësit studiojnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Kthehu

Objektivat arsimore në shkollën 9-vjeçare

Mësimi në klasat 6-të deri 9-të bazohet në programin mësimor dhe në tabelën e lëndëve të shkollave 9-vjeçare në Shqipëri. Përveç kësaj, nxënësit kanë në programin e tyre mësimor edhe mësim intensiv të gjuhës gjermane (deri në nivelin A2), në mënyrë që ata të përgatiten për shkollën e mesme, ku mësimi zhvillohet nga mësues austriakë në gjuhën gjermane.

Mësimi në klasë të nëntë bazohet po ashtu në programin mësimor të shkollave nëntëvjeçare në Shqipëri. Nxënësit kanë në programin e tyre mësimor edhe lëndë si: gjuhë gjermane, qytetari dhe disa lëndë informatike në gjuhën gjermane. Ata përftojnë njohuri të gjuhës gjermane të nivelit B1 (shih „Drejtimi i formimit“).

Nxënësit arrijnë një formim të përgjithshëm me baza të forta, shoqëruar me zotërimin shumë të mirë të dy gjuhëve të huaja. Gjuha është mbartëse e kulturës, mjet komunikimi dhe element i transportimit të dijes në brezat e të ardhmes. Në fund të klasës së nëntë, nxënësit i nënshtrohen provimeve të lirimit.

Për t’u pranuar në klasën e dhjetë, nxënësit duhet të kenë së paku notën „6“ në lëndët kryesore (shih „Drejtimi i formimit“).

Kthehu

Objektivat arsimorë për shkollën e mesme të lartë për „Teknologji Informacioni“

Plani mësimor i Shkollës Austriake „Peter Mahringer“ bazohet në planin mësimor të shkollës së mesme të lartë për „Teknologji Informacioni“.

Në Austri frekuentojnë rreth 71% e nxënësve shkolla të tilla, ku përftohet profesion. Këto shkolla ofrojnë një formim të shkëlqyer të përgjithshëm dhe profesional. Vetëm 22% e tyre shkojnë në gjimnaze të pëgjithshme.

Bazat për përgatitjen e mirë krijohen përmes formimit të shkëlqyer në teori dhe praktikë nga mësues të kualifikuar. Ndër të tjera, nxënësit përftojnë një formim të përgjithshëm të shkëlqyer dhe njohuri të mira në gjuhë të huaja, të cilat mundësojnë një pjesëmarrje aktive në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore, si dhe aftësi të gjithanshme për përdorimin e teknologjisë moderne të komunikimit, të cilat janë një pjesë e pandarë e tregut modern të punës.

Të menduarit dhe vepruarit e pavarur si dhe aftësia për të punuar në grup janë baza për një veprimtari efikase dhe aftësi në drejtim.

Një formim i tillë, i kombinuar me praktikën, është një përgatitje e mirë për aftësitë menaxhuese edhe sociale dhe nxënësit aftësohen të jenë drejtues në kompani, zyra dhe institucione publike.
Përmes maturës shqiptare dhe asaj austriake synohet që nxënësit të ndjekin studimet e mëtejshme në një universitet ose shkollë të lartë teknike në Austri, Shqipëri apo në një vend tjetër në Bahkimin Europian.

Kthehu

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”