Bashkëpunimi midis Shkollës Austriake dhe Universitetit ” New York ” në Tiranë

LajmComments Off on Bashkëpunimi midis Shkollës Austriake dhe Universitetit ” New York ” në Tiranë

Përmes ndërmjetësimit të Konsullit të Nderit Austriak z. Leqejza, u zhvillua më 06 qershor në shkollën austriake “Peter Mahringer” një takim me z.Andreas Galatoulas, drejtor ekzekutiv dhe Prof. Dr. Petraq Papajorgji nga Departamenti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Nju Jork” Tiranë. U diskutuan mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve arsimore. Shkolla Austriake ka rënë dakord të ndihmojë për pajisjen me kompjutera të një salle IT. Nga ana tjetër, Universiteti ” New York ” do të dhurojë bursa për të diplomuarit tanë. Përveç kësaj, u diskutuan negociata të mëtejshme, me qëllim që të njehsohen planet mësimore (kurrikulat), dhe me qëllim që maturantëve tanë tu njihet plani mësimor dhe kështu të mund të reduktohet kohëzgjatja e studimeve.
Dir. Mag. Josef Fasching

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”