Youth Start European Entrepreneurship Award 2015

Shkolla Austriake “Peter Mahringer” ishte e pranishme më date 6.11.2015 në “Youth Start Enterpreneurship Summit and Award“, aktivitet i cili u organizua në Budapest, Hungari. Shkolla jonë kishte si detyrë që me anë të planit të biznesit „Nature Rocks“ të përfaqësonte shkollën tonë si dhe Shqipërinë mes shumë vendeve tjera të Europës.
Shkolla Austriake u përfaqësua nga mësuesi Mag. Gernot Scheffknecht, udhëheqës i projektit, dhe nxënësja Loren Ujkashi, menaxhere e projektit të grupit nga klasa 4aS5. Gjatë dy ditëve të konkurimit, përfaqësuesit tanë morën pjesë në konferenca dhe workshope me temë kryesore „Si te jesh një sipërmarrës i suksesshëm.“

Loren Ujkashi (4a), 12.11.2015

 

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”