YEA! CODE WEEK – Nxënësit e shkollës austriake mësojnë programimin duke u argëtuar

LajmComments Off on YEA! CODE WEEK – Nxënësit e shkollës austriake mësojnë programimin duke u argëtuar


Ditën e shtunë, më datë 11 nëntor 2017 u organizua “YEA Code Week” në ambjentet e shkollës austriake. “Europe Code Week” organizohet çdo vit në mbarë Europën, ku marrin pjesë më shumë se 50 shtete. Këtë vit organizata YEA! vendosi t’i tregojë nxënësve të klasave të 9-ta se sa qejf mund të jetë të programosh. 30 nxënësit pjesëmarrës u ndanë në 3 grupe dhe secili grup drejtohej nga 2 trajnerë. Gjatë 4 orëve ata punuan me faqe interaktive, të cilat ilustronin thjeshtë logjikën e programimit si dhe mësuan hapat e parë të gjuhës së programimit C.
Dëshirojmë të falenderojmë drejtorin e shkollës Mag. Josef Fasching për vënien në dispozicion te sallave të kompjuterave, drejtorin ekzekutiv të YEA! Gernot Scheffknecht për mbështetjen, mësuesin Dominik Stocklasser MSc. për trajnimin e drejtuesve të grupeve dhe trajnerët Shendi Dibra(5a), Alfonz Lazri(YEA!), Gëzim Dibra(3b), Tea Beqi(4a), Arens Demaliaj(4a).

Shpresojmë të kemi projekte të tjera në të ardhmen.

Evis Agaj
Koordinatore e projektit “YEA CODE WEEK”

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”