Austria Schulnetzwerk

Vizitë në “Shtëpinë e Foshnjës, Qendrën Ditore”

LajmComments Off on Vizitë në “Shtëpinë e Foshnjës, Qendrën Ditore”


Kësaj të shtunë, me datë 21. 01. 2018, klasa e 9 D, nën shoqërimin e mësueses kujdestare
Benardina Shahini, vendosëm të vizitonim fëmijët e “Shtëpisë së Foshnjës, Qendrën Ditore”
të grupmoshës 0-6 vjeç. Nxënësi i kësaj klase, Nertil Kiri, na shoqëroi me tingujt e bukur të
kitarës, ku kënduam të gjithë së bashku, luajtëm me lodrat që i sollëm: me lapsat me ngjyra,
fletoret që duheshin ngjyrosur, plastelinën, lexuam përralla, hëngrëm ëmbëlsira… Por, duke
mos harruar, që ato kishin më shumë nevojë për dashurinë dhe ngrohtësinë tonë. Përqafimet e
tyre, fjalët e dashura që thoshin dhe ato sy të ëmbël do qëndrojnë gjatë në mendjen tonë. Ne u
larguam, por me kokën pas… U larguam, por me premtimin që do të riktheheshim përsëri.

Tekst: Bernadina Shahini

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”