Vizitë në shkollë nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Më 12.11.15 vizituan shkollën austriake „ Peter Mahringer“ zoti Blendi Klosi, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në Shqipëri dhe Konsulli i Nderit i Autrisë në Shkodër, z. Gjergj Leqejza .

Z. Ministër Klosi u përshëndet nga nxënëset dhe nxënësit e shkollës. Nxënësit nga klasa 4s4, Dea Smakaj, Injacio Gjeluci dhe Endrin Hoti prezantuan strukturën e shkollës ndërsa disa nxënës tjerë pyetën z. Ministër në lidhje me të ardhmen e arsimit profesional në Shqipëri.

Drejtoresha e shkollës, znj.Gerlinde Tagini dhe nëndrejtoresha znj.Sidita Bazhdari falenderuan përzemërsisht z. Ministër Klosi për vizitën në shkollë.

Teksti: Brilanda Fishta

Fotografitë: Hajro Plaku

 

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”