Austria Schulnetzwerk

Vizitë në Kabinetin e Zoologjisë

LajmComments Off on Vizitë në Kabinetin e Zoologjisë


Në kuadër të mësimit të biologjisë, nxënësit e klasës së 7-të, të shoqëruar nga nëndrejtoreshë Marilda Shala dhe mësuesja e lëndës Gjyzepina Celi, më 16. 03. 2018, vizituan Kabinetin e Zoologjisë në Universitetin e Shkodrës, të departamentit Biologji- Kimi.
Profesor Denik Ulqini nga ky departament, na prezantoi speciet e ndryshme të pranishme në laborator. Nxënësit u njohën, përmes këtij prezantimi, me speciet më të njohura që jetojnë në zonën e Shkodrës e më gjerë.
Faleminderit profesor Denik Ulqini për pritjen!

Gjyzepina Celi

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”