Austria Schulnetzwerk

Vizitë në Bardhaj: “Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut”

LajmComments Off on Vizitë në Bardhaj: “Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut”


Më 13 prill 2018, drejtuesja e projektit Mikela Lekaj dhe koordinatori i gjuhës gjermane Markus Offner, vizituan projektin në Bardhaj, për të mësuar rreth progresit të nxënësve në kursin e tyre të gjuhës gjermane, i cili ka filluar që nga tetori i vitit 2017, si pjesë e projektit të financuar nga BMBWF “Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut”. Mësuese Rita Vuksani tregoi për interesin e madh që kanë nxënësit, për të cilin u bindën edhe vizitorët nga Shkodra gjatë bisedave të shkurtra me nxënësit. Ne jemi shumë të kënaqur që të gjithë pjesëmarrësit e kursit do të ftohen në HTL “Peter Mahringer” me rastin e Ditës së Dyerve të Hapura dhe ta njohin nga afër shkollën tonë.

13. 04. 2018 Markus Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”