Vizitë e Mag. Elisabeth Augustin në projektin “Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut”

LajmComments Off on Vizitë e Mag. Elisabeth Augustin në projektin “Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut”


Në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri znj. Këshilltare Mag. Elisabeth Augustin, nga ministria federale e shkencës, arsimit dhe kërkimeve së Austrisë, vizitoi të shtunën e kaluar, më 27.01.2018, kursin e gjuhës gjermane në shkollën 9-vjeçare Abdyl Bajraktari në Koplik, i cili zhvillohet që pothuaj 10 vite në kuadër të projektit “Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut” dhe është financuar gjithmonë nga Ministria Austriake e Arsimit. Mësues Skender Curraj përshëndeti vizitën e Mag. Augustin, drejtorit të Shkollës Austriake, Josef Fasching, drejtueses së projektit Mikela Lekaj dhe koordinatorin e gjuhës gjermane në Shkollën Austriake, Markus Offner. Qëllimi i vizitës ishte të krijohej një përshtypje autentike e punës së projektit dhe shkëmbimi i bisedave të para të thjeshta me nxënësit, të cilët filluan në tetor të vitit 2017 me mësimet e para në Nivelin A1 sipas Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencave për Gjuhët. Falenderojmë përzemërsisht, Ministrinë Austriake të Arsimit , e cila mundësoi realizimin e projektit “Gjuha gjermane në Shqipërinë e Veriut” edhe në vitin shkollor 2017/18.

30.01.2018 Markus Offner

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”