Marrëveshje me Muzeun Kombëtarë të Fotografisë Marubi për të kryer praktika

LajmComments Off on Marrëveshje me Muzeun Kombëtarë të Fotografisë Marubi për të kryer praktika

Më 3 Mars 2017 u zhvillua një takim në ambjentet e muzeut, në praninë e drejtorit të muzeut Lucian Bedeni, Rektori i Universitetit të Shkodrës Prof. dr. Adem Bekteshi, Drejtori i Drejtorisë Arsimore Shkodër Z. Kadri Ymeraj, Drejtori i Shkollës Austriake “Peter Mahringer” Mag. Josef Fasching .
Marrëveshja e bashkëpunimit mes Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Universiteti te Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Drejtorise Arsimore Rajonale Shkodër Shkolla Austriake “Peter Mahringer” vjen si një iniciativë e muzeut në kuadër të programit edukativ Marubi Education.
Një marrëveshje e tillë është e rëndësishme për instaurimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi me baza ligjore për të mundësuar zhvillimin e programit edukativ që përmes punëtorive, laboratoreve, asistencës në arkivë dhe guidave për muzeun, synon ta shohë atë si një hapësirë të çmuar ku ruhet dhe ekspozohet trashëgimia kulturore e me anë të saj edukohen brezat e ardhshëm.

Mag. Josef Fasching

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”