Vendi i parë për nxënësin e shkollës sonë në kërcim për së gjati

LajmComments Off on Vendi i parë për nxënësin e shkollës sonë në kërcim për së gjati


Më 8.10.17 u zhvillua në Bar, në Malin e Zi, një aktivitet në atletikë, ku morën pjesë shtetet e Ballkanit. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe një nxënës nga shkolla jonë, Heldi Valikaj klasa 2a.
Nxënësi i shkollës sonë bëri një paraqitje shumë të mirë duke zënë vendin e parë në garën e kërcimit së gjati me 6.11 m.
Ky nuk është rezultati i parë pozitiv i tij, pasi pak kohë më parë ai ka fituar kampionatin kombëtar për të rinj në kërcim së gjati dhe ka zënë dhe ka zënë vendin e tretë në garën e 110m me pengesa në kampionatin kombëtar për të rinj.
Shkolla jonë vazhdon të nxjerrë sportistë të mirë, të cilët janë pjesë edhe të ekipeve të ndryshme të qytetit. E përgëzojmë Heldi Valikaj në emër të shkollës për këtë arritje kaq të madhe!
Teksti: Nefail Zhejani
Foto: Brilanda Fishta

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”