Austria Schulnetzwerk

Workshop sensibiluez për mjedisin me klasat e 8-ta

LajmComments Off on Workshop sensibiluez për mjedisin me klasat e 8-ta

Në formë të një dite projekti u organizua më 13.06.2016 për klasat 8a dhe 8b një workshop për mjedisin. Nën drejtimin e Luis, Aine, Maria, Mariel dhe Jacinta përfaqësuese të NGOs „Projekte Vullnetare Ndërkombëtare dhe Perspektiva 4 Youth“, të cilët udhëtuan posaçërisht nga Durrësi, u diskutuan tematika të rëndësishme mjedisore për Shqipërinë. Workshopi tregoi se tema si: dëmtimi i shtresës së ozonit, ndryshimet klimaterike, apo ndotja e ujërave ose zonave të mbrojtura natyrore, janë tema të ndjeshme për nxënësit tanë. Në emër të shkollës austriake „Peter Mahringer“ falenderoj organizatorët për këtë workshop emocionues, i cili dha një kontribut të vyer për sensibilizimin e të rinjve për mjedisin.
Michael Maschek

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”