Takimi i Rrjetit QIBB mbi dixhitalizimin dhe Q-Dita 3.1. – workshop i planifikimit të cilësisë së shkollës

LajmComments Off on Takimi i Rrjetit QIBB mbi dixhitalizimin dhe Q-Dita 3.1. – workshop i planifikimit të cilësisë së shkollës


Industria 4.0, digjitalizimi, ndryshimet teknologjike në botën e punës
Këto gjëra diskutohen gjithashtu në shkollë dhe janë të ankoruara në shumë disiplina. Në Innsbruck, më 2 dhe 3 tetor 2017, u zhvillua një aktivitet me përfaqësues të mirënjohur nga universitetet, biznesi dhe, natyrisht, mësues, drejtorë dhe përfaqësues të drejtorive arsimore.

Për shkollën austriake jashtë Austrisë “Peter Mahringer”, vizitoi Gernot Scheffknecht, i cili është në krye të menaxhimit të cilësisë dhe të procesit në shkollë, aktivitetin dhe përditësoi njohuritë e fituara në menaxhimin e cilësisë të punës në shkollë. Sfida e madhe do të jetë integrimi i revolucionit dixhital 4.0.në shkollë.

Falë përqendrimit tonë në IT dh fokusit në teknologjinë e rrjetit dhe teknologjinë mediatike, shkolla jonë është më e përgatitur se shkollat e tjera për sfidat e digjitalizimit. Megjithatë, cilësia nuk është kurrë e tepërt, prandaj është e rëndësishme që të ndjekimi temat aktuale dhe të zhvilliojmë më tej shkollën profesionale.

Q-Dita 3.1. – Workshop i planifikimit të cilësisë së shkollës
Për të futur tema të tilla si digjitalizimi në shkollë dhe garantimi i transferimit të njohurive, u zhvillua më 11 tetor Dita Q-3.1 .
Në këtë aktivitet prej gjysmë dite, sipas ciklit, u morëm me planifikimin i punës cilësore për këtë vit shkollor.

Këtë vit kanë ndryshuar dy fusha kryesore të fokusit: grupi i punës “Ndërhyrja në raste emergjente ” është zëvendësuar nga grupi i cilësisë ” digjitalizimi në shkollë 4.0″. Ekipi, nën drejtimin e kolegëve Dominik Stocklasser, do të merret me sfidat e digjitalizimit për shkollën tonë.

Grupi “Pozicionimi i shkollës” filloi një vit të ri si një ekip “Dizajni i shkollës dhe Marrëdhënie me Publikun” nën drejtimin kolegut të ri Florian Offner. Në këtë grup, duhet të punohet në lidhje me imazhin e shkollës, kontaktet me biznesin, paraqitje në panaire, etj.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë kolegët për angazhimin dhe bashkëpunimin!

Gernot Scheffknecht
Menaxher Procesi dhe Cilësie në Shkollë

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”