Austria Schulnetzwerk

Startup Europe Week 2018

LajmComments Off on Startup Europe Week 2018


Në ambjentet e shkollës austriake “Peter Mahringer” në Shkodër, u zhvillua për herë të parë eventi i sipërmarrjeve të reja, “Startup Europe Week 2018”.
Kjo javë, sipas organizatorëve synon të shfaq mbështetjet dhe burimet në dispozicion të të rinjëve që duan t’i futen rrugës së sipërmarrjes. Paralelisht, ky aktivitet po organizohet në shumë qytete të tjera të Shqipërisë dhe të Europës.
Të rinjtë pjesëmarrës në këtë startup shprehen mjaft entuziast, jo vetëm për pjesëmarrjen por edhe rolin që aktivitete të tilla nxisin tek të rinjtë për sipërmarrjen. Në takim ishin të pranishëm edhe biznese, të cilët shprehën eksperiencat e tyre pozitive, duke sjell shembuj të mirë suksesi.
Diversiteti rajonal dhe hartimi i politikave lokale luajnë rol të madh në formimin e sipërmarrjeve evropiane, duke filluar nga ndihma se sit ë ngrihet një kompani, sigurimi i fondeve dhe mbështetja teknike. Këto janë arsyet që komisioni evropian mbështet këtë iniciativë.

Gernot Scheffknecht
Entrepreneurship Education

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”