KONKURSI I GJUHËS GJERMANE –KLASAT e 9ta.

LajmComments Off on KONKURSI I GJUHËS GJERMANE –KLASAT e 9ta.

Të gjithë i njohin yjet e filmit dhe muzikës, por kush i njeh yjet e gjuhës gjermane në shkollën tonë? Më 28 shkurt 2017, u zhvillua konkursi i gjuhës gjermane në klasën e 9-të. Të 22 pjesëmarrësit duhet të përpunonin nga dy detyra në kompetencat: dëgjim, lexim dhe shkrim.

Ndërsa në dëgjim dhe lexim arritjet ishin ende mjaft homogjene, në shkrim kishte dallime të mëdha në performancë. Ndoshta ishte emocioni gjatë konkursit, i cili bëri që njohuritë ekzistuese të gramatikës dhe të fjalorit të mos ishin gjithmonë në mendje ose të mos zbatoheshin gjithmonë në mënyrë korrekte. Megjithatë, kishte rezultate dhe punime të mira. Pas korrigjimit të të gjithë punimeve dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm, kemi caktuar tre punimet më të mira.

Vend 1rë: Haxhaja Erbli, 9c
Vendi 2të: Mandija Eni, 9a
Vendi 3të: Preka Samanta, 9b

Urojmë fituesit dhe falënderojmë 22 nxënësit për pjesëmarrjen në konkurs. Në dhënien e çmimit do të jetë i pranishëm edhe kryetari i komisionit të maturës, z.Mag. Norbert MinR Habelt.

Maria Hönigsberger
Fotografitë: Mikela Lekaj

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”