Dhënia e çmimeve për fituesit

LajmComments Off on Dhënia e çmimeve për fituesit

Ditën e hënë më 06.06. 2016, iu dorezuan cmimet fitueseve dhe fituesve të konkurseve në gjuhën gjermane nga drejtoresha zonja Tagini dhe drejtoresha shqiptare zonja Bazhdari si dhe zonja Mag. Elisabeth Augustin, përfaqesuese e Ministrisë së Arsimit dhe Grave të Austrisë, e cila do të jetë kryetare e komisionit të provimit me gojë në maturën austriake. Ata i përgëzuan nxënësit për arritjet dhe i dhuruan disa çmime të bukura.

Fituese e konkursit të leximit në gjuhë gjermane për klasat 8a dhe 8b u shpall këtë vit Quku Medina (8ay), më pas u rradhitën Hysenaj Kledja (8ay) dhe Golemi Irsa (8ax) dhe Mustafa Vivian nga klasa 8b.
Fituese dhe fitues në konkurset e gjuhës gjermane në klasat 9abc ishin: vendi 1 Gezim Dibra (9bx), vendi 2 Rei Hoxha (9bx) dhe vendi 3 Egli Hasmegaj nga klasa 9c.

Fitues për klasat 2abs në këtë vit shkollor u shpallën: vendi i parë Isa Turku (2c) kurse vendi i dytë me numër të njëjtë pikësh: Lear Sokoli (2ax) dhe Agli Golemi (2bx).

I përgëzojmë nga zemra fituesit për këto arritje!

07.06.2016, Markus Offner Fotos: Ehad Kraja

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”