Seminari letrar: ” Kafka kërcen” për nxënësit e klasës 3b

LajmComments Off on Seminari letrar: ” Kafka kërcen” për nxënësit e klasës 3b


Më 18 maj 2018, në bibliotekën e shkollës u zhvillua një seminar letrar me nxënësit e klasës 3b. Seminari me temë “Kafka tanzt” ishte nën drejtimin e znj. Charlotte Spitzer dhe z. Ziga Jereb nga Shoqata austriake „Franz Kafka“.
Si fillim me anë të një prezantimi shumë informativ, ju prezantua nxënësve autori Franz Kafka, veprat e të cilit janë përkthyer në dhjetra gjuhë të ndryshme nëpër botë. E veçanta e këtijj aktiviteti ishte njohja e nxënësve me një stil shumë të veçantë vallëzimi, domethënë një valle në të cilën tekstet e Franz Kafkës interpretohen përmes lëvizjeve specifike.
Performanca ishte plot me ndjenja, e mrekullueshme dhe një përvojë e paharrueshme letrare për nxënësit e klasës 3b.

Egli Hasmegaj

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”