Konkursi për nxënës mbi trashëgiminë kulturore

LajmComments Off on Konkursi për nxënës mbi trashëgiminë kulturore


Nxënësja ynë e klasës 9c, Iris Haxhija, mori pjesë në konkursin për nxënës të organizuar nga Instituti Goethe në temën “Trashëgimia kulturore”. Konkursi i drejtohej nxënësve që mësojnë gjermanisht në shkollat e tyre dhe kanë nivelin e gjuhës A2 – B1 dhe që janë nga 13-15 vjeç . Produkti përfundimtar duhet të ishte një video e shkurtër (rreth 20-30 sekonda) në gjermanisht në temën e “Trashëgimia kulturore”.
Iris vendos që i në videon e saj të fliste për zejet në Shqipëri dhe prodhimin e veshjeve kombëtare të Shqipërisë. Video e saj u zgjodh në videot fituesit. Çmimi është pjesëmarrja nga 6 korrik deri më 15 korrik 2018 në një kamp veror ndërkombëtar në Greqi në fshatin piktoresk të Ano Chora, afër Nafpaktos ose në Athinë, Greqi .

Ne përgëzojmë Irisin për këtë sukses dhe i urojmë një qëndrim të këndshëm dhe një eksperience sa më të bukur gjatë kampit veror!

Brilanda Fishta
Fotos Florian Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”