Projekti bima.al fiton në Vjenë

LajmComments Off on Projekti bima.al fiton në Vjenë


Skuadra Samela Lulaj dhe Gjystina, maturante të klasës 5b, morën vendin e tretë në finale në kategorinë e dizajnit në konkursin midis të gjitha shkollave teknike të Austrisë „Rini inovative“ 2018 dhe fituan me projektin e tyre Bima.al një çmim monetar prej € 1,000. Urime, për skuadrën fituese dhe shumë falënderime për mësuesin mbikëqyrës Christoph Schratt si dhe porositësin dhe shoqëruesin e këtij projekti, mësuesin Gernot Scheffknecht.

Duke ndjekur moton “Le të bëjmë njohuritë e të parëve tanë të prekshme për brezin e ri”, dy maturantet kanë zhvilluar një platformë online me bazë të dhënash për bimët medicinale shqiptare që u ofron shqiptarëve të interesuar qasje të lehtë në informacione rreth bimëve tradicionale dhe format e tyre të përdorimit.

Interesi i vizitorëve të panairit dhe i jurisë ishte i madh. Si projekti ashtu dhe Shkolla Austriake Shkodër ishin në qendër të vëmendjes. E gjithë kjo ishte një përvojë e bukur për të gjithë të ne.

29.05.2018 Gernot Scheffknecht

Dr. Franz Fischler, Dr. Friedrich Fröhlich, Mag. Gernot Scheffknecht, Mag. Johannes Lindner dhe Samela Lulaj, Gjystina Ndou dhe ish- nxënës të shkollës sonë.

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”