PROJEKT FIZIKE KLASA 8

Në përfundim të vitit shkollor me nxënësit e klasave të teta, u organizua një projekt përmbyllës i lëndës së fizikës. Tema e këtij projekti ishte “Llojet e energjisë dhe shfrytëzimi i saj për qëllime të dobishme” . Nxënësit sollën materiale të ndryshme. Ato kishin krijuar postera me materialet e gjetura për hidrocentralet. Në një hartë të Shqipërisë kishin vendosur të gjithë hidrocentralet të ndërtuar mbi lumin Drin. Por mbi të gjitha spikatën punët krijuese të Andrea Gjerkaj dhe Klejdis Sylja që arritën të realizojnë një model të një generatori prodhues i energjisë elektrike me enegjinë e erës. Ndërsa David Kodheli krijoi një gjenerator të vogël me lëvizje mekanike dhe Eridona modelin e shpërndarjes së energjisë nga prodhuesi deri te konsumatori. Nxënësit ishin të kënaqur dhe i vlerësuan shokët e tyre.
I japim përgëzime për origjinalitetin krijues të punës së këtyre nxënësve të papërtuar!

25.05.2016 Loreta Prela

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”