Projekt KLASA VIII

Tema :BURIMET E energjisë dhe shfrytezimi i tyre
Tashmë cdo vit në lëndën e fizikës për klasat e teta, mësimet teorike të kapitullit “Shndërrime të energjisë” konkretizohen me viziten e nxënësve në hidrocentral si një burim i rëndësishem i energjisë në vendin tonë. Këtë vit projekti jonë konsistonte në formimin praktik të nxënësve duke i ndarë në grupe me tema të caktuara më parë.

  • HIDROCENTRALI NE VAU DEJES ZINGJIRI I PRODHIMIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE DERI NE PERDORIM
  • LLOJET E ENERGJISE SHNDERRIMET E ENERGJISE SHFRYTEZIMI I ENERGJISE POTENCIALE TE UJIT
  • HARTE E BURIMEVE ENERGJITIKE NE VENDIN TONE HIDROCENTRALET MBI LUMIN DRIN
  • GJENERATORET PER PRODHIMIN E ENERGJISE ELEKTRIKE
  • Nxënësit gjatë vizitës do të grumbullonin materiale dhe të mbanin shënime gjatë spjegimeve në hidrocentral që do të ndihmonin në përgatitjen e temës së zgjedhur
    Inxinieri Kolec Gjeluci dhe inxhinier Golemi na shoqëruan në sallën e turbinave ku ishin të vendosur 5 agregate që prodhojnë 250 MW fuqi të instaluar. Cdo agregat –spjegon inxhinier Golemi –lidhet me transformatorët që transmetojnë energjinë elektrike për të ardhë pastaj në shtëpijat tona. Cdo agregat ka panelin e kontrollit që lidhet me sallen e komandës. Inxhinier Dibra spjegoi me shumë durim funksionet në sallën e komandës ku nxënësit njohën edhe drejtimin e automatizuar të gjitha pajisjeve ,teknologjinë e përparuar që lidhet edhe me programimin e aparaturave drejtuese.. Pastaj nxënësit panë maketin e hidrocentralit . Ato dëgjonin me vëmendje inxhinierin që u spjegonte nevojën e krijimit të liqenit për një rezervë ujore të mjaftueshme, me kapacitet aktiv rreth 580 hm3 ujë. Pastaj u ngjitën sipër te diga e Qyrsaqit ku ndodhet Liqeni i Hidrocentralit .Nxënësit kuptuan se uji që bie nga nje lartesi me nje diference mbi 70m zotëron energjinë potenciale të nevojshme e cila në turbinat poshtë transformohet në energji elektrike. Shfrytëzimi i Kaskadës së Drinit ka sjellë dobi të pallogaritshme në menaxhimin e ekonomisë shqiptare por jo vetem.
    Të gjithë nxënësit ishin shumë të interesuar, dëgjonin me vemendje mbanin shënime e bënë edhe foto pasi ky projekt më pas kurorëzohet në shkollë në orët e fizikës Kështu të kënaqur e të gëzuar në kthim duke vlerësuar vëmendjen e tyre bëmë një ndalesë pushimi pranë pikës turistike “Dea”.Sa bukur kur orët e mësimit zhvillohen ndonjëherë jashtë orëve tradicionale brenda klasave.Një falenderim i shkon edhe mësuesve kujdestarë Z.Michael dhe Znj.Mikela në shoqërimin e nxënësve dhe ndihmës nga drejtoria e shkollës që mundësoi organizimin. Projekte të tilla nxisin dhe aktivizojnë mendimin krijues bile edhe të atyre nxënësve që nuk mësojnë me qejf teorinë, por janë mjaft të talentuar në praktikë.

    Mesuesja Loreta Prela, 26.5.2016

    Comments are closed.

    © 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”