Prof. Gerlinde Tagini – Dhënia e titullit të nderit

LajmComments Off on Prof. Gerlinde Tagini – Dhënia e titullit të nderit

Në kuadër të festës së 10-vjetorit të shkollës, drejtori i Departamentit të Shkollave Internacionale Austriake në Ministrinë e Arsimit të Austrisë, këshilltari ministror Hans-Peter Huber, i dorëzoi më 28 shtator 2017, ish drejtores Gerlinde Tagini çertifikatën më të lartë të lavdërimit. Titulli është dhënë nga Presidenti Federal i Austrisë si rezultat i shumë viteve punë të suksesshme dhe arritjeve të jashtëzakonshme në funksionin e drejtueses.
E përgëzojmë Gerlinde Tagini, e cila ka qenë pjesë e shkollës që nga fillimi dhe shoqëroi fazën e ndërtimit të saj duke e drejtuar atë për më shumë se nëntë vjet deri në janar 2017, kohë kur ajo u tërhoq nga drejtimi i shkollës për arsye shëndetësore.

28 shtator 2017,
Markus Offner

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”