Pjesëmarrja në Programin “Changemaker”, Sarajevë 2018

LajmComments Off on Pjesëmarrja në Programin “Changemaker”, Sarajevë 2018


YEA ishte pjesë e projektit “RYAS Changemaker”, ku përfaqësues nga Shkolla “Austriake” ishte grupi BIMA. AL (Gjystina Ndou dhe Samela Lulaj).
Përfaqësuese e YEAS: Xhoana Molla
Përfaqësues i shkollës austriake “Peter Mahringer”: Zef Molla.
Projekti startoi më 12 prill në Sarajevë (Bosnje Hercegovinë), ku morën pjesë grupe fituese të shkollave nga qytete të ndryshme të Bosnje Hercogovinës. U paraqitën 3 plane biznesi edhe për secilin plan biznesi u bë një analizë SWOT, ku morën pjesë të gjithë pjesëmarrësit duke dhënë mendimet e tyre. Në këtë takim kanë marrë pjesë shkolla, të cilat janë shpallur fituese në qytet e tyre edhe që idetë e tyre kishin filluar duke i vënë në praktikë në vendet e tyre. Gjatë prezantimit ata kishin sjellë disa produkte për t’i parë edhe vlerësuar konkretisht të gjithë pjesëmarrësit.
Grupi jonë ishte i pari që u prezantua, ku më përpara u dha një informacion i shkurtër në lidhje me organizatën YEA dhe për Shkollën “Austriake” që operon në Shqipëri, edhe pastaj filloi prezantimi i idesë së biznesit nga ana e vajzave. U vlerësuan mjaft mirë nga pjesëmarrësit, ndërsa organizatorët dhuruan një çmim prej 1000 €, për t’i dhënë një star-up support.
Në ditën e dytë, më 13 Prill 2018 programi “Changemaker” vazhdoi edhe me tre prezantime të tjera, të cilat u shoqëruan me analizën SWOT edhe pastaj gjithçka u finalizua me shpërndarjen e dy çmimeve fituese si edhe shpërndarjen e certifikatave të të gjithë grupeve të pranishme.

YEA!

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”