Përfundimi i kursit në Koplik – “Gjermanisht në Shqipërinë e Veriut”

LajmComments Off on Përfundimi i kursit në Koplik – “Gjermanisht në Shqipërinë e Veriut”


Pas përfundimit të kurseve të gjermanishtes në Bardhaj dhe Vau i Dejes, të zhvilluar në kuadër të projektit „Gjermanisht në Shqipërinë e Veriut“, u përmbyll me suksese edhe kursi në Koplik me shpërndarjen e çertifikatave të pjesëmarrjes ditën e shtunë më 19 maj 2018, në prani të drejtueses së projektit Mikela Lekaj, koordinatorit të gjuhës gjermane Markus Offner, kolegut Florian Offner dhe mësuesit Skender Curaj. Miqtë nga shkolla „HTL Peter Mahringer“ u larguan duke ju uruar nxënësve të klasava të 9-ta shumë suksese në provimet e lirimit dhe pushime të mbara.
Faleminderimet shkojnë për Ministrinë Austriake të Arsimit, Shkencës dhe Kërkimeve, BMBWF, e cila edhe këtë vit financoi projektin “Gjermanisht në Shqipërinë e Veriut” .

Mikela Lekaj dhe Markus Offner
Fotot: Florian Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”