Austria Schulnetzwerk

Për të tretën herë rradhazi aktiviteti „Dita e Austrisë në Shkodër“

LajmComments Off on Për të tretën herë rradhazi aktiviteti „Dita e Austrisë në Shkodër“


Për herë të tretë HTL “Peter Mahringer” kishte mundësi të ftojë mësuesit e gjermanishtes nga mbarë Shqipëria dhe madje nga Mali i Zi në një aktivitet trajnues.
Për këtë arsye, kolegët e sektorit të arsimit të mesëm dhe të lartë pranuan ftesën tonë të premten, më 11 maj 2018, për të ndjekur workshopin e Mag. Jürgen Ehrenmüller. Mirëpritëm Institutin e Gjermanishtes Shkodër, drejtoren e Bibliotekës Austriake, kolegë nga Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja dhe mësues të shkollave të tjera në Shkodër, WIFI Albania Tiranë dhe një mësuese të gjermanishtes nga Ulqini. Z. MinR Mag. Norbert Habelt me fjalën e tij përshëndetëse bëri hapjen e trajnimit të mësuesve dhe bëri një pasqyrë të programeve individuale në të cilat mund të marrin pjesë mësueset e gjermanishtes nga Ballkani Perëndimor. Dy seminaret e ofruar, të cilat trajtuan këto tema: Krijimtari e lirë dhe publikimi “Gratë në Austri”, u pritën shumë mirë nga të pranishmit.

14.05.2018 Markus Offner

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”