Panair në bashkinë e qytetit të Shkodrës

Comments Off on Panair në bashkinë e qytetit të Shkodrës


Më 14 dhjetor, në katin e dytë të Bashkisë së Shkodrës, u zhvillua një panair i shkollave profesionale dhe i bizneseve në rrethin e Shkodrës.
Panairi u organizua për herë të dytë nga Bashkia Shkodër dhe synon të forcojë bashkëpunimin midis shkollave dhe kompanive në rrethin e Shkodrës.
Shkolla jonë u përfaqësua këtë vit nga znj. Brilanda Fishta dhe z. Ehad Kraja si dhe nga nxënësit Tea Beqi, Getruda Rrotani, Arens Dedmaliaj (4a) dhe Aldo Sheldija (3b).
Shkolla jonë paraqiti dy projekte të reja, “Modeli i Tre Konteniereve” dhe ” Teknika Robotike”, të cilët nxënësit i kishin zhvilluar me mësuesin e tyre Dominik Stocklasser. Të dy projektet tërhoqën interes te shumë vizitorë. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi vlerësoi nxënësit për angazhimin e tyre.
Falënderojmë nxënësit për prezantimin shumë profesional dhe bashkinë e Shkodrës për ftesën.

Tekst: Brilanda Fishta, Fotot: Aldo Sheldija

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”