Pajisjet matëse të largësisë për personat me shikim të kufizuar

LajmComments Off on Pajisjet matëse të largësisë për personat me shikim të kufizuar

Të premten më 11 maj 2018 në studio të Radiotelevizionit Kombëtare Shqiptar (RTSH) me moderatoren znj. Merita Sokoli në emisionin live “Mirmëngjes Shqipëri” ishin drejtori z. Josef Fasching, znj. Erjola Duraku, Z. Dominik Stocklasser dhe Sead Mesi, Aldo Sheldija dhe Gezim Dibra nga 3b e pranishme.
Në u përqendruam në projektin inovativ të diplomave “Pajisjet matëse të largësisë për personat me shikim të kufizuar ” nga Gezim Dibra, Sead Mesi dhe Aldo Sheldija nën mbikëqyrjen e mësuesit z.Dominik Stocklasser. Pajisja e përpunuar është një inovacion ndër-industrial. Kjo do të thotë se një teknologji është transferuar nga një zonë funksionale në një fushë të re. Në rastin tonë, matja në distancë u rregullua me anë të sensorëve ultratinguj të automjeteve (sensor për ndihmën gjatë parkimit) për nevojat e njerëzve me shikim të kufizuar. Teknologjia e matjes në distancë përdoret për të paralajmëruar grupin e synuar për pengesa, me ndihmën e një tingulli akustik.
Falënderojmë znj. Sokoli për ftesën dhe jemi të lumtur që në në të ardhmen sërish do të kemi mundësi të prezantojmë projekte të nxënësve tanë.

Dominik Stocklasser und Brilanda Fishta
Foto: Gezim Dibra

Comments are closed.

© 2018 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”