Festa e pashkëve në bibliotekë

LajmComments Off on Festa e pashkëve në bibliotekë

Më 11 prill 2017 u zhvillua me rastin Pashkëve një festë në bibliotekë për nxënësit e klasave të teta. Nxënësit e klasës 9b, nën drejtimin e znj. Mag. Rotraud Schrempf-Morawetz dhe znj. Mikela Lekaj, paraqitën se si festohen Pashkët në Austri. Kjo “orë dedikuar pashkëve” filloi me një këngë të performuar mrekullisht nga Ana, “Halleluja”. Ajo u pasua nga tekste, poezi dhe lojëra që ndriçuan zakonet dhe traditat e Pashkëve. Veçanërisht i rëndësishëm është dekorimi me rastin e Pashkëve, i cili u përgatit nga vetë Ambra dhe Sindi nga klasa 9b. Në këtë kontekst, unë do të doja të falënderoj aktoret dhe aktorët Vivian, Ambra, Samanta, Sindi, Ana, Ermelind, Irlind, Albert dhe Blondi nga klasa e 9b për këtë shfaqje të suksesshme, e cila shpresojmë tu kenë dhënë pjesëmarrësve një përshtypje se si festohen pashkët në Austri.

Mag. Rotraud Schrempf-Morawetz

Comments are closed.

© 2016 Österreichische Schule Shkodra “Peter Mahringer”